Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, bashkë me nënën dhe bashkëshorten, votojnë në zgjedhjet për kryetar të Drenasit - Foto: KALLXO.com

Lladrovci Fton Qytetarët të Votojnë

I shoqëruar nga anëtarë të familjes, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar në qendrën e votimit 0316E në Gllanasellë.

Në këtë qendër janë të regjistruar 1,594 votues.

Pasi ka votuar, Lladrovci tha se sapo e shfrytëzoi të drejtën për të votuar dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit me të drejtë vote ta shfrytëzojnë atë.

“Sepse duke votuar japim kontributin tonë për të ardhmen dhe perspektivën tonë të përbashkët. Me mbarëvajtjen e deritashme, Drenasi po dëshmon se demokracinë dhe parimet i ka kulturë politike”, tha kandidati i PDK-së.

Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

http://kallxo.com/hapen-kutite-e-votimit-ne-drenas/