Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com

Lladrovci: Askush Nuk Mund ta Ndalë Fitoren e PDK-së në Drenas

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se as individ, as nisma e iniciativa nuk mund ta ndalin fitoren e PDK-së në Drenas.

Ai në “Facebook” ka shkruar se me vetëdije i ka hyrë garës në mandatin e shkurtuar, si dhe ka promovuar në fushatën e vjetme strategjinë e mandatit të tij të plotë katërvjeçar në krye të Komunës së Drenasit.

“Nuk do të spekuloj rreth të ardhmes time politike sepse ajo është e sigurtë qoftë nga qëndrimet e Degës së PDK-së në Drenas, qoftë nga kryetari Kadri Veseli dhe PDK. Askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë në Drenas, as individ, as nisma e iniciativa me të cilat edhe më herët kanë provuar të bëjnë shantazhe por pa sukses. Puna jonë dhe besimi i qytetarit në neve janë të pandashme. Drenasi është përjetësisht i lidhur me Drenicën, UÇK-në dhe PDK-në”, ka shkruar ai. /21Media