LIVE: Vetëvendosje Feston Fitoren në Prishtinë e Prizren

Mijëra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosjes janë duke festuar fitoren e pretenduar të kandidatëve të kësaj partie për kryetar të Komunave të Prishtinës, Prizrenit dhe Kamenicës.

Para të pranishmëve po flasin udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatët e kësaj partie që fituan në balotazhin e 19 nëntorit.

Pas numërimit të votave me kusht, atyre të dërguara me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, sot, sipas rezultateve ende preliminare, kandidatët e VV-së, Shpend Ahmeti e Mytaher Haskuka, kanë fituar përballë kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi, respektivisht të PDK-së, Shaqir Totaj, në Prishtinë e Prizren.

KALLXO.com është duke transmetuar LIVE festën e Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.