Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Lista Serbe Vazhdon të Mungojë në Mbledhjen e Kryesisë

Përfaqësues të Listës Serbe nuk janë as sot pjesë e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ata nuk po marrin pjesë në këto mbledhje që nga koha kur Kuvendi po tenton të mbajë mbledhje për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje koalicioni qeveritar bashkë me LDK-në ende nuk i kanë siguruar 80 votat e nevojshme.

Ratifikimi i marrëveshjes [së demarkacionit është kusht për liberalizim vizash, ndërsa më herët Lista Serbe ka deklaruar se deputetët e saj nuk do të votojnë në lidhje me demarkacionin.

KALLXO.com ka shkruar edhe për mbledhjet tjera të Kryesisë ku mungoi Lista Serbe.

http://kallxo.com/mbledhja-e-kryesise-per-demarkacionin-mungon-lista-serbe/

http://kallxo.com/mungese-tjeter-e-listes-serbe-ne-mbledhjen-e-kryesise-se-kuvendit/