Flamuri i Kosovës në ndërtesën e Qeverisë, Foto: Atdhe Mulla

Lista Serbe nuk Merr Pjesë në Mbledhjen e Qeverisë

Ministrat e Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha në mbledhjen e qeverisë se nuk ka informacion pse nuk kanq ardhur ministrat e Listës Serbe, ndërsa bëri të ditur se do të interesohet për këtë çështje.

Në mbledhjen e qeverisë në dhjetëvjetorin e pavarësisë kanë munguar ministrat e Listës Serbe, raporton gazetari i KALLXO.com.

Mbledhja e sotme u zhvillua për nder të këtij përvjetori dhe në rend dite e kishte edhe deklaratën e Thaçit dhe Vujanoviqit për demarkacionin.