Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Lista Serbe: Mikiq e Aleksiq Luftëtarë për Jetë më të Mirë

Pas aksidentit afër Nishit në të cilin vdiqën kryetari i Ranillukut Gradimir Mikiq dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune Sasha Aleksiq, ka reaguar Lista Serbe- subjekti pjesë e të cilit ishim Mikiq e Aleksiq.

Lista Serbe kryetarin dhe kryesuesin i ka quajtur luftëtarë për jetë më të mirë të serbëve.

“Tragjedia e tmerrshme në të cilën vdiqën kryetari i Ranillukut Gradimir Mikiq dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Ranillukut Sasha Aleksiq, i moridy luftëtarë të mëdhenj për jetë më të mirë të serbëve në Kosovë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Listës Serbe.

Mikiq e Aleksiq vdiqën dje në një aksident komunikacioni afër Nishit në Serbi.

“Populli serb përjetësisht do t’i kujtojë Gradimirin dhe Sashën si drejtues të përgjegjshëm dhe të aftë”, thuhet më tutje në telegram.

Lista Serbe në fund u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Mikiq e Aleksiq, “duke marrë pjesë në dhimbjen e tyre të pafundme”.

Dje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj nderoi me një minutë heshtje zyrtarët e lartë të Ranillukut të vdekur në aksident.