Lista Serbe Merr Pjesë në Votim të MSA-së

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq tha për KAllXO.COM se Lista Serbe do të marrë pjesë në votimin e MSA-së.

Seanca ku do të votohet MSA-ja pritet të nisë së shpejti.

Më herët mediet shprehnin dyshime nëse kjo listë që në Kuvendin e Kosovës ka 11 deputetë do ta votojë ratifikimin e MSA-së.

Opozita ka paralajmëruar që nuk do ta pengojë seancën, por as nuk do të marrë pjesë në të.