Lirohet nga Akuza Gani Rama, Zyrtar i Komunës së Gjakovës

Gani Rama, zyrtari kryesor financiar i Komunës së Gjakovës, është liruar sot nga akuza në Gjykatën Themelore e Gjakovës.

Ai akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar por Gjykata e liroi meqë vërtetoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj tij.

NDËRLIDHUR

“Pas mbajtjes së seancave të shqyrtimeve gjyqësore, provave të propozuara në aktakuzë, provave të propozuara nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues me shumicë votash ka marrë aktgjykim lirues ngase nuk është provuar se i akuzuari ka kryer vepër penale për të cilën akuzohej”, tha kryetari i trupit gjykues, Shaqir Zika.

Aktakuzën ndaj Ramës e ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kjo prokurori akuzon Ramën se “e kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “UNION-VL” për shpërndarjen e subvencioneve”.

Në aktakuzë thuhet se Rama këto mjete i kishte lejuar “pa asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave publike dhe rregullat financiare”.

Aktakuza precizon edhe shumën që prokuroria pretendon se keqpërdori Rama.

“Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët është 218,956.67 euro,” thuhej në aktakuzë.

Kallxo.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës

Jepet Fjala Përfundimtare në Gjyqin Ndaj Zyrtarit të Gjakovës

Avokati: I Turpshëm Gjykimi i Zyrtarit të Gjakovës

13 Shkurt 2017 - 20:46

Lekë Muqaj 13/02/2017 - 20:46
NDËRVEPRIMI0