Minibusi i aksidentuar dje në Pejë - Foto: KALLXO.com

Lirohet në procedurë të rregullt shoferi i minibusit të aksidentuar në Pejë

Shoferi i minibusit të aksidentuar dje në Pejë është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Shoferi i minibusit të aksidentuar dje, i cili përfundoi me dhjetëra persona të lënduar, është liruar në procedurë të rregullt”, tha zëdhënësi i Prokurorisë, Ersan Qavolli.

KALLXO.com ka raportuar dje për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Istog-Pejë.

31 persona janë lënduar në këtë aksident komunikacioni. 11 prej tyre ishin ndalur për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Pejës.

http://kallxo.com/aksidenti-ne-peje-11-nga-31-te-lenduarit-vazhdojne-kurimin-ne-spital/

Minibusi ishte përplasur me një pemë buzë rrugës.

http://kallxo.com/fotografi-te-minibusit-ku-u-lenduan-24-persona/

Sipas Policisë, shkaktar i aksidentit ishte shpejtësia dhe humbja e kontrollit nga shoferi i minibusit.