Pallati i Drejtësisë
Lirohet i Kërkuari nga Turqia
03.11.2017 - 15:21
Ugur Toksoy, i kërkuari nga Turqia është liruar nga masa e paraburgimit.
Lajmin për lirimin e Toksoyt e konfirmoi për KALLXO.com avokati i tij Adem Vokshi nga Firma e Avokatëve Judex.
Avokati tregoi se është aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë kërkesa e tij për dorëzani në vlerën e 5 mijë eurove.
KALLXO.com kishte shkruar për kërkesën e Vokshit për lirim të Toksoyt me dorëzani.
http://kallxo.com/pese-mije-euro-per-lirimin-e-te-kerkuarit-nga-turqia/
Ugur Toksoy ishte arrestuar një javë më parë, ndërsa të shtunën e kaluar i ishte caktuar paraburgimi prej 40 ditësh, ndërsa ai kërkohej nga Turqia si i dyshuar për pjesëmarrje në grushtshtet në korrik të vitit të kaluar.
KALLXO.com shkroi edhe se çfarë tha Toksoy në gjykatë më 30 tetor.