Arkiv; Presidenti Hashim Thaçi dhe eprorë të FSK-së - Foto: Facebook
Lirohen pjesëtarët serbë të FSK-së të arrestuar në Serbi
Dy pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që ishin arrestuar të enjten në Serbi, janë liruar.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sipas zyrës, informata ka ardhur nga amabasadori i Kosovës në Beograd.
MPJ dje kishte njoftuar lidhur me arrestimin e këtyre dy pjesëtarëve të FSK-së duke shprehur shqetësim mbi këto veprime përsëritëse të Beogradit.
“ Ministria e Punëve të Jashtme shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për vazhdimin dhe përsëritjen e veprimeve të tilla nga autoritetet e Beogradit, të cilat duket se qëllim parësor kanë frikësimin, shtimin e presionit dhe përdorimin e mjeteve të shantazhit për pengimin e integrimit të serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore të Republikës së Kosovës”, kishin njoftuar MPJ.
Këta dy pjesëtarë të FSK nuk janë të vetmit që u arrestuan në Serbi.
Më 28 prill KALLXO.com shkroi edhe për arrestimin dhe lirimin e një pjesëtari tjetër serb të FSK-së në Serbi.
http://kallxo.com/pjesetari-serb-i-fsk-se-lirohet-dhe-kthehet-ne-kosove/
Në mars Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u bëri thirrje serbëve kosovarë të mos përfshihen në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
http://kallxo.com/vuciq-serbet-te-mos-perfshihen-ne-krijimin-e-forcave-te-armatosura/
Në shkurt KALLXO.com shkroi për kërcënimin që një organizatë u bëri pjesëtarëve serbë të FSK-së nga veriu i vendit.
http://kallxo.com/mesazhe-kercenuese-ndaj-pjesetareve-serbe-te-fsk-se-ne-zubin-potok/