Lirohen Katër Shqiptarë të Dënuar në Rastin ‘Monstra’

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ndërkaq 2 herë në javë të paraqitje në Gjykatë, shkruan tv21.tv.

NDËRLIDHUR

“Të akuzuarve A.I., F.A. H.A., dhe S.L., Gjykata u ka shqiptuar masa të kujdesit, edhe atë ndalim të lëshimit të vendbanimit, por edhe paraqitje të rregullt përpara Gjykatës Shkupi 1, dy  herë në javë, ndërkaq të akuzuarit menjëherë të lëshohen në liri”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Para një jave, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin për lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse janë pranuar, ndërkaq aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë janë shfuqizuar, dhe lënda është kthyer në rigjykim të shkallës së parë.

Në korrik 2014 gjykata penale në Shkup dha dënimin më të gjatë të mundshëm për vepra terroriste, burgim të përjetshëm, për gjashtë shqiptarët për vrasjet.

Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta janë në burg në Maqedoni, por dy të tjerët, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë në burg në Kosovën fqinje ku ata po shlyejnë një tjetër dënim që s’ka lidhje me këtë.

Dënimet për terrorizëm shkaktuan edhe më shumë tensione, ndërsa në Shkup shpërthyen përleshje të tjera midis disa mija njerëzish të zemëruar, kryesisht të rinj shqiptarë dhe policisë, e cila përdori gaz lotsjellës, tuba uji, granata tymuese dhe spraj me piper në përpjekje për të shuar trazirat.

Protestuesit thanë se nuk i besonin gjykatës, duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski se ka ndikuar në marrjen e vendimeve.

Seanca dëgjimore në Gjykatën e Apelit pritej të shënonte një kthesë në këtë çështje të profilit të lartë.

Spekulimet sugjeruan se mbrojtja mund të paraqiste prova të reja nga transkriptimet e bisedave të përgjuara rreth çështjes mes zyrtarëve të lartë – pjesë e një sasie të madhe regjistrimesh që opozita maqedonase ka bërë publike në përpjekjen e saj për të rrëzuar qeverinë.

Përgjimet hedhin dyshime mbi dënimet, sipas kreut të opozitës Social- Demorkate, Zoran Zaev. Por Zaev nuk i ka publikuar transkriptimet, duke thënë se druhet se ato mund të shkaktojnë një reagim të dhunshëm nga komuniteti i madh shqiptar në vend.

01 Dhjetor 2017 - 19:35

Kallxo 01/12/2017 - 19:35
NDËRVEPRIMI254