Lirohen Anëtarët e Komisionit në Qendrën e Kompetencës

Të akuzuarit u liruan ngase gjykata nuk gjeti prova se ata kanë kryer largimin nga puna të disa punëtorëve në shkollën profesionale të Malishevës.

“Të akuzuarit Halim Hoti, Hanë Bytyqi dhe Nazim Zogaj gjykata nga provat e administruara, dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, të dëmtuarve, dëgjimit të ekspertit Zef Osmani si kryeinspektor, pastaj dëgjimit të drejtorit të shkollës si dhe provave të tjera materiale të analizuara të gjitha një nga një, gjatë shqyrtimit gjyqësor ka konstatuar se nuk ka gjetur elemente të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare,” tha kryetari i trupit gjykues Nikollë Komani.

Komani pastaj tregoi se tre të akuzuarit janë liruar.

“Për të akuzuarit  Halim Hoti, Hanë Bytyqi dhe Nazim Zogaj [gjykata] ka marrë aktgjykim me të cilin i ka liruar nga akuza në mungesë të provave,” tha ai.

Në këtë proces gjyqësor Halim Hoti, Hanë Bytyqi e Nazim Zogaj akuzohen se i larguan nga puna disa mësimdhënës, duke punësuar në vend të tyre persona tjerë.

“Në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtarë si anëtarë të panelit intervistues lidhur me zgjedhjen e mësimdhënësve të Shkollës së Mesme Profesionale Qendra e Kompetencës në Malishevë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke përfituar për të tjerët dhe duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve,” thuhet në aktakuzë

Të dëmtuarit janë udhëzuar në kontest civil, ndërsa shpenzimet procedurale bien në barrën e mjeteve buxhetore të gjykatës.

Për këtë rast KALLXO.com raportoi edhe më parë.

http://kallxo.com/gjykimi-per-largim-nga-puna-ne-qendren-e-kompetences/