Frashër Krasniqi

Lirimi nga Paraburgimi ia Shpëton Mandatin e Deputetit Frashër Krasniqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi sot është liruar nga paraburgimi dhe rasti i tij është kthyer në rigjykim.

Për shkak të kalimit të kohës në paraburgim, Frashër Krasniqi kishte rrezikuar ta humbte mandatin e deputetit, pasi që rregullorja e punës së Kuvendit thotë se nëse deputeti mungon 6 muaj në seancë, atij i humbet mandati i deputetit.

Mirëpo meqë sot ai është liruar nga paraburgimi dhe lënda e tij është kthyer në rigjykim, deputeti Krasniqi mund ta ushtrojë mandatin e tij si deputet.

KALLXO.com kishte shkruar për mundësinë që Frashër Krasniqi të humbas mandatin e tij prej deputeti.

http://kallxo.com/frasher-krasniqit-rrezikohet-mandati-deputetit/

Në zgjedhjet e qershorit, Krasniqi kishte marrë rreth 8 mijë vota.

Ai nga burgu kishte shkruar një letër ku kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

http://kallxo.com/frasher-krasniqi-jep-doreheqje/

http://kallxo.com/ekskluzive-rigjykim-per-aktivistet-e-vv-se-te-denuar-per-terrorizem/