Limaj: Mocionin Mos e Merrni Afër Zemrës

Limaj tha sot në Kuvend, përpara se mocioni i mosbesimit të qeverisë të votohej pro, se mocioni i tillë është një mundësi.

Ai kërkoi që mocioni të mos merret afër zemrës, sepse edhe më parë kishte mocione të tilla.

“Ka një milion arsye pse Kosova duhet të shkojë në zgjedhje. Mos e merrni ngat zemre. Ka pasë Kosova mocione të tilla në gati të gjitha qeveritë”, tha Limaj.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të mos bëjnë fushatë.

“Ne nga sot po shkojmë në zgjedhje dhe mocioni për mosbesim do të ketë sukses dhe do të ishte mirë t’i kursejmë edhe parlamentin edhe qytetarët e republikës që të mos fillojmë fushatën këtu”, deklaroi Limaj.

Kreu i Nismës tha se së paku në tri raste qeveria është dashur të japë dorëheqje pa e pritur mocionin, duke përmendur vetëm njërin nga këto raste, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen rreth statusit të asociacionit.

Limaj kujtoi që e kishte porositur ktë qeveri që të kishte kujdes nga numrat e shumtë të deputetëve që i kishte.

“Kujdes nga arroganca e numrave. Se arroganca të shti me ba gabime, se arroganca të çon në jotransparencë, se arroganca nuk e respekton Kuvendin”, tha Limaj.