Fatmir Limaj merr mirënjohje nga organizata "Caritas" - Foto: ZKM

Limaj Merr Mirënjohje nga ‘Caritas’-i

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur sot në takim përfaqësues të “Caritas”-it në Kosovë.

Me këtë rast ata i kanë ndarë një mirënjohje për kontributin e tij në rrugëtimin e “Caritas”-it.

Zëvendëskryeministri Limaj e ka vlerësuar punën që po bën “Caritas” në Kosovë. Ka thënë se qytetarët e Kosovës në veçanti i ka shquar humanizmi.

“Misioni i juaj është i shenjtë. Humanizmi është mbi të gjitha. Kjo dukuri e ka karakterizuar popullin tonë. E kemi për obligim t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë dhe të papërkrahur. Ne jemi të interesuar t’ju mbështesim në vazhdimin e projekteve të mira dhe ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj, sipas një komunikate të Qeverisë.

Drejtori i përgjithshëm i “Caritas”-it në Kosovë, Don Viktor Sopi, e njoftoi Limajn për punën e organizatës. Ai tha se “Caritas”-i është partner strategjik për institucionet e Kosovës.

“Si “Caritas” jemi të shtrirë në të gjithë vendin. Misioni ynë është t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ju ftoj ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë mes tjerash Don Viktor Sopi.