Limaj Lë Derën Hapur për Bashkëpunim

“Ne e kemi derën hapur e ia zgjasim dorën për bashkëpunim secilës parti politike që për interes kanë çështjet nacionale,” tha Limaj.

Pas rizgjedhjes në postin e të parit të partisë ai falënderoi delegatët për besimin e dhënë.

Limaj foli edhe për praninë e Nismës në politikën kosovare.

Besoj që 2 vjet kanë treguar mjaft se sa kemi qenë te rëndësishëm në politikën kosovare,” tha ai.

Limaj u rizgjodh në krye të Nismës me 502 vota të delegatëve të kësaj partie, 15 delegatë votuan kundër rizgjedhjes së tij, ndërsa 3 fletëvotime u konsideruan të pavlefshme.

Limaj siguroi delegatët e partisë që drejton se Nisma do të angazhohet edhe për fqinjësi të mirë.

“Do të mundohemi që të lidhim marrëdhënie të mira me fqinjët, mirëpo ne duam marrëdhënie reciprociteti, e jo të njëanshme,” tha Limaj.

Ai kongresin e sotëm zgjedhor të Nismës për Kosovën e konsideroi transparent.

“Ne jemi partia e parë që e kemi lejuar që Kuvendi zgjedhor të jetë transparent, i hapur për mediat,” tha ai.

Limaj ishte kandidati i vetëm për kryetar të Nismës.