Fatmir Limaj - Foto: Facebook

Limaj: Kushtetuta e Sfiduar edhe nga Udhëheqës Institucionesh

Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tha se kushtetuta është sfiduar edhe nga krerë institucionesh.

“Në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve”, shkroi Limaj në facebook në Ditën e Kuashtetutës.

Ai konstatoi se institucionet duhet të angazhohen për realizim të synimeve të caktuara me Kushtetutë.

“Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës”, vijoi postimi i Limajt.

Sot janë bërë dhjetë vjet qëkur Kosova ratifikoi Kushtetutën e saj.

Në dhjetëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, KALLXO.com shkroi për shkeljet që iu bënë asaj.

10 Vjet Kushtetutë, 10 Vjet Shkelje