Nga paniku i korrikut në "Beer Fest"

Paraburgim të Arrestuarit për Panikun në “Beer Fest”

Lajmin për caktimin e paraburgimit prej një muaji ndaj këtij të  mituri e bëri të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë me anë të një komunikate.

“Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për të Mitur, në çështjen  juridiko-penale ndaj miturit H.V. ka shqiptuar masën e paraburgimit e cila mund të zgjasë më së shumti deri në  1 (një) muaj, përkatësisht  prej datës 19.08.2016 deri më datën 18.09.2016,” thuhet në komunikatë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për të Mitur, në çështjen  juridiko-penale ndaj miturit H.V. ka shqiptuar masën e paraburgimit e cila mund të zgjasë më së shumti deri në  1 (një) muaj, përkatësisht  prej datës 19.08.2016 deri më datën 18.09.2016,” thuhet në komunikatë.

15 vjeçari sipas komunikatës dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa masën e paraburgimit e kishte kërkuar Prokuroria Themelore-Departamenti për të Mitur.

Komunikata tregon edhe çfarë dyshohet se bëri i mituri H. V.

“I mituri H.V, me dt. 29.07.2016 në sheshin “Nënë Tereza” dyshohet se ka shtënë disa herë me armë, me ç‘rast qytetarët e tubuar kanë filluar të ikin dhe gjatë ikjes një numër i madh i tyre kanë marrë lëndime trupore të natyrave të ndryshme,” sqaron komunikata.

Pas të shtënave në festën e birrës më 29 korrik në Sheshin “Zahir Pajaziti” të pranishmit në këtë ngjarje i kaploi paniku, ndërsa gjatë vrapimit të njerëzve pa kontroll në drejtime të ndryshme, 42 persona u lënduan.

http://kallxo.com/panik-ne-beer-fest/

15 vjeçari u arrestua më 19 gusht i identifikuar nga policia lidhur me incidentin në ” Birra Fest” është i mituri (H.V. -15 vjeçar)  i cili është arrestuar sot me datë 19.08.2016 rreth orës 17:00 dhe pas konsultimeve me prokurorin kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjor,” njoftoi atë ditë policia.

Sipas policisë, i mituri dyshohej se kishte shtënë me armë pas një mosmarrëveshjeje me disa persona tjerë, të cilët policia njoftonte se ishte duke i kërkuar.

http://kallxo.com/policia-arreston-shkaktarin-e-panikut-ne-beer-fest/