Njëra nga rrugët e Kosovës | Foto: Ministria e Infrastrukturës

Me Ligjin e Ri 11 Për Qind më Pak Aksidente

Zyrtarët e policisë në Komunën e Prishtinës thonë për KALLXO.com se Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor që hyri në fuqi në shtator të vitit të kaluar ka treguar efektet e para pozitive.

Sipas këtyre zyrtarëve, numri i aksidenteve me të lënduar dhe dëme materiale në Komunën e Prishtinës kanë rënë për 11 për qind në raport me vitin e kaluar.

Ministria e Infrastrukturës këtë ligj e kishte arsyetuar me nevojën për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimin e rrjedhës normale të trafikut dhe mbrojtjen e ambientit.

Por aksidentet me pasoja fatale në Komunën e Prishtinës në krahasim me periudhën kur nuk aplikohej ky ligj, kanë mbetur të njëjta, ndërsa ndotja e ajrit në kryeqytet sidomos gjatë ditëve të ftohta të dimrit të sivjetmë ka pasur ditë kur ka tejkaluar edhe kryeqytetet dukshëm më të populluara siç është për shembull Pekini.

Njëra nga arsyet e ajrit të dëmshëm në kryeqytet janë konsideruar makinat e vjetra që qarkullojnë nëpër rrugë.

http://kallxo.com/ne-2016-en-53-dite-tejkalime-te-ndotjes/

Por, për dallim nga aksidentet që me ligjin e ri kanë rënë për 11 për qind, në krahasim me vitin e kaluar ngritje prej 20 për qind kanë shënuar fletëparaqitjet e lëshuara nga ana e policisë.

Në bazë të këtij ligji, gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane variojnë nga 20 deri në 900 euro.

Nese shoferi tejkalon shpejtësinë e paraparë me shenjë të komunikacionit për më shumë se 5 kilometra, gjobitet me 20 euro. Ndërkaq nëse shpejtësia shkon mbi 50 kilometra përtej së lejuarës, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.

Rreth Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor kishte folur në Drejtësia në Kosovë majori në Policinë e Kosovës Jeton Rexhepi, tri ditë pasi ligji hyri në fuqi.

http://kallxo.com/majori-shpjegon-ligjin-e-ri-te-trafikut/

Disa ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit pati sulme fizike ndaj zyrtarëve policorë mes tjerash edhe për shqiptim gjobash,

http://kallxo.com/arrestime-per-sulm-ndaj-policeve/

http://kallxo.com/shume-pengime-te-policeve-ne-detyre/

http://kallxo.com/shume-pengime-te-policeve-ne-detyre/

Redaktoi: Bekim Muhaxheri