Foto: CNN

Ligji Polak për Holokaustin Rrezikon Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Kur politikanët manipulojnë historinë për qëllime politike, duhet të shqetësohemi. Kur ata shkruajnë ligje, duke urdhëruar kushtet e burgut për ata që kundërshtojnë versionin e tyre të historisë, ne duhet t’i sfidojmë ata.

Presidenti polak, Andrzej Duda sapo njoftoi se do të nënshkruajë një projekt-ligj të diskutueshëm duke e bërë të paligjshme që Polonia të akuzohet për pjesëmarrje në Holokaust. Zhvillimet në Poloni kanë ardhur në kryqëzimin e dy tendencave shqetësuese që po ndodhin në shumë vende, rritja e mohimit të holokaustit dhe manipulimi politik i së vërtetës për qëllime politike.

Projektligji i Polonisë ngrihet nga një shqetësim legjitim. Pasi u sollën në mënyrë shumë heroike gjatë Luftës së Dytë Botërore, polakët janë të lodhur nga të dëgjuarit prej të tjerëve fajësimin e tyre për tmerret e Holokaustit, disa nga kapitujt më të këqinj ndodhën në tokën e tyre. Ligji synon të mbrojë “emrin e mirë të Polonisë”, por në vend të kësaj ai kriminalizon fjalimet për të vërtetat historike.

Nazistët ndërtuan Auschwitz-Birkenaun, Treblinkan dhe kampe të tjera të vdekjes, duke vrarë 3 milionë hebrenj polakë. Vendi i polakëve i cili pësoi në mënyrë të tmerrshme nën okupimin nazist, është tërbuar kur ka dëgjuar njerëzit t’u referohen “kampeve të vdekjes polake”. Së shpejti për  përdorim të fjalëve të tilla si këto mund të futeni në burg për tre vjet.

Ligji në mënyrë të pashmangshme do t’i kthejë vëmendjen botës në faktin se edhe pse Polonia rezistoi dhe i luftoi nazistët dhe shumë polakë rrezikuan jetën e tyre për të ndihmuar hebrenjtë, në të vërtetë, kishte edhe polakë që ndihmuan aktivisht nazistët. Ky është një fakt historik, i rrëfyer nga njerëzit që u mbijetuan masakrave.

Në vend se të tërheqin vëmendjen ndaj heroizmit të kombit polak, ligji do të nxjerrë në pah keqbërjet e këtyre individëve. Pra, pse do të bënte qeveria një veprim kaq të pamend, e joproduktiv? Sepse është politika e mirë në shtëpi.

Partia qeveritare në Poloni, Partia për Drejtësi, një parti nacionaliste e krahut të djathtë që ka gërryer në vazhdimësi demokracinë në Poloni dhe e ka kthyer atë në një magnet për ksenofobët, ka gjetur një çështje që jehon në mbarë vendin dhe po e shfrytëzon atë për të ndezur ndjenjën “patriotike”. Sa më shumë ankohen bota, aq më shumë partia qeverisëse e Polonisë mund të mburret për mbrojtjen e kombit kundër botës.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Poloninë për “pasojat” për marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, nëse nuk rishqyrtohet legjislacioni, aleanca e saj me Izraelin i cili deri më tani ishte një mik i ngushtë i Polonisë, do të jetë në krizë.

Shkrimin në origjinal mund ta lexoni këtu.