Pamje nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Ligji për Presidentin dhe për Prishtinën në Kryesinë e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të caktuar mbajtjen e seancës së re.

Në rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë, sipas njoftimit në faqen e Kuvendit, janë edhe plotësim-ndryshimet në Ligjin për Presidentin dhe Projektligji për Prishtinën.

Kryesia ka përcaktuar 23 pika të rendit të ditës, ndërsa njëra nga to lidhet edhe me plotësim-ndryshimet e Ligjit për Liritë Fetare.

Projektligji për Prishtinën u miratua më 6 tetor nga qeveria.