Ilustrim

Ligji për objektet pa leje në Komisionin për Mjedis e Planifikim Hapësinorë

Deputetët anëtarë të Komisionit Parlamentarë për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinorë sot pritet të diskutojnë për projektligjin që trajton ndërtimet pa leje.

Mbledhja e komisionit pritet të nisë në orën 11 dhe pikë e vetme e rendit të ditës është projektligji për ndërtimet pa leje.

Siç dihet në nivel vendi ka me qindra e mijëra objekte që janë ndërtuar pa leje përkatëse ndërtimore. Një problem i tillë që nga paslufta e ka përcjellë veçanërisht kryeqytetin, ku shumë pjesë të qytetit janë të ngulfatura nga ndërtimet e egra dhe pa kritere.