BE: ‘Lëvizje e Rrezikshme’ Nisma për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Bashkimi Europian e konsideron “lëvizje të rrezikshme” nismën e institucioneve të Kosovës për votimin e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka thënë se një veprim i tillë do të minonte kredibilitetin e Kosovës si partner i Bashkimit Europian.

“Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të ishte një lëvizje e rrezikshme që minon sundimin e ligjit dhe kredibilitetin e Kosovës si partner i BE-së”, ka shkruar Apostolova në profilin e saj në “Twitter”.

Apostolova u ka bërë thirrje liderëve politikë të Kosovës që t’i vënë interesat nacionale në rend të parë dhe të punojnë për të mirën e përgjithshme dhe integrimin e mëtejmë europian.

Nisma e disa deputetëve për të votuar në Kuvendin e Kosovës shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dështoi në fund të dhjetorit në mungesë të kuorumit të Kryesisë së Kuvendit.

http://kallxo.com/deshton-seanca-kunder-speciales/

Rreth nismës së institucioneve të Kosovës kishte reagime të ashpra edhe nga Uashingtoni.

http://kallxo.com/ambasada-amerikane-lideret-kosovare-po-gabojne-specialen/