Letra e Mogherinit për Mandatin e EULEX-it

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ia ka kthyer letrën Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me të cilën i konfirmon gatishmërinë e BE-së për t’ia vazhduar mandatin misionit të vet për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.

KALLXO.com e ka siguruar letrën e cila pritet të dalë në formë projektligji në Kuvend për votim sot ose nesër.

Në këtë letër, Mogherini ka konfirmuar se e pranon ftesën e Presidentit të Kosovës në letrën e 9 qershorit 2016 që mandati i EULEX Kosovë të vazhdojë të zbatohet më tutje edhe për dy vjet.

“Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast që t’ju shpreh falënderimin tim të sinqertë për përkushtimin tuaj për t’ia ofruar tërë ndihmën e nevojshme misionit EULEX KOSOVA në kryerjen detyrave të veta në mënyrë efikase dhe efektive në tërë Kosovën  dhe në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në letrën e Mogherinit.

KALLXO.com ka botuar të plotë, ditë më parë, edhe letrën që Presidenti Thaçi ia kishte dërguar zyrtares së lartë të BE-së.

Ndërsa në letrën kthyese, Mogherini ka thënë se gjatë zbatimit të mandatit të saj, EULEX KOSOVA do të kontribuojë në lehtësimin e progresit të Kosovës drejt integrimit të mëtejshëm me BE-në.

Letra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini drejtuar Presidentit të Kosovvs, Hashim Thaçi.
Letra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini drejtuar Presidentit të Kosovvs, Hashim Thaçi.