ARKIV: Konferenca e ATRC dhe BIRN për trashëgiminë | Foto: KALLXO.com

Leposhtica Flet për Seancat Gjyqësore të Trashëgimisë

Në tryezën e organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, monitoruesi i gjykatave në BIRN, Labinot Leposhtica prezantoi para të tjerëve rekomandimet të cilat  BIRN i ka propozuar për Komisionin për Legjislacion.

Leposhtica tha se kanë ndjekur seanca të shumta gjyqësore sa i takon ligjit të trashëgimisë me kërkesë të personave që kanë qenë të involvuar në këto seanca.

“Kemi ndjekur shumë seanca gjyqësore sa i përket seancave për ligjin e trashëgimisë. Më shumë kemi ndjekur seanca me kërkesa të grave të cilat kanë qenë pjesë e atyre seancave”, tha Leposhtica.

BIRN-i ka dhënë rekomandime në lidhje me projektligjet për drejtësinë.

http://kallxo.com/rekomandimet-e-birn-it-perfshihen-ne-projektligjet-per-drejtesine/

KALLXO.com ka ndjekur edhe disa gjykime në të cilat gratë po e kërkojnë pronën e tyre.

http://kallxo.com/zyrafete-huskaj-fiton-ne-gjyq-gjysmen-e-shtepise/

http://kallxo.com/gjykata-verteton-pronesine-e-shukrije-berishes/

http://kallxo.com/shyhrete-berisha-rrefen-si-u-ndalua-te-hyje-ne-shtepi-nga-kunati-e-vjehrra/