Foto-ilustrim

Lëndohet pas Rrokullisjes së Traktorit

Një burrë nga Skenderaj ka pësuar lëndime trupore pas rrokullisjes me traktor në arën e tij.

Sipas raportit të policisë, në fshatin Burojë në  Skenderaj, një person gjersa ishte duke lëvruar arën, aksidentalisht i është rrotullisur traktori.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.