Foto: Ilustrim

Lëndohet pas Përballjes me Personin që i Hyri në Shtëpi

Policia në raportin e përditshmë njofton se në Gllaviçicë të Pejës një person është lënduar dhe ka pranuar trajtim mjekësor, pasi është ballafaquar me një të armatosur dhe të maskuar që i ka hyrë në shtëpi.

Policia njofton se pas intervenimit ka arrestuar të armatosurin dhe të maskuarin që hyri në këtë shtëpi, ndërsa rastin e ka iniciuar si vjedhje e rëndë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

Në maj të këtij viti KALLXO.com shkroi për arrestimin e një personi që shtiu ndaj të dyshuarve për vjedhje në shtëpinë e tij.

http://kallxo.com/pengon-vjedhjen-te-shtena-ne-ajer/

Po ashtu në maj KALLXO.com shkroi për dënimin e një personi për përdorim të armës, pasi ai kishte shtënë për të parandaluar hyrjen e personave të panjohur në oborr.

http://kallxo.com/denohet-personi-qe-shtiu-per-te-trembur-te-panjohurit-ne-oborr/