Lëndohen Gjatë Përleshjes me Thika

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënës i Policisë rajonale në Pejë Xhevat Ibra.

“Dy persona janë therur me thikë  dhe të dy janë në cilësinë e të dyshuarve. Të dy të dyshuarit e plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Ibra.

Ai më pastaj tregoi se njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor në Pejë u dërgua në Prishtinë, pasi është i lënduar më rëndë.

Sipas Ibrës dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

KALLXO.com raportoi sot se policia arrestoi një person në Ferizaj, pasi ai dyshohet se mbrëmë theri dikë.

http://kallxo.com/theret-thike-nje-person-ne-ferizaj/

Raste të tilla pati edhe në prill.

http://kallxo.com/theret-pas-shpine-nje-person-ne-peje/

http://kallxo.com/perleshje-e-dy-te-miturve-ne-prishtine/