Foto ilustruese: Pixabay

Lëkunden të Hyrat Qeveritare, Rriten Shpenzimet

Në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për llogaritë qeveritare bëhet e ditur se të hyrat qeveritare për muajt prill-qershor 2017 ishin 448.7 milionë euro, ndërsa shpenzimet 439 milionë euro.

Në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti, sipas ASK-së, ka ulje të të hyrave qeveritare dhe rritje të shpenzimeve.

Në periudhën janar-prill 2017 të hyrat qeveritare ishin 458.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet e atëhershme ishin 368 milionë euro.

Agjencia e Statistikave konstatoi se në periudhën prill- qershor 2017, 71 për qind të të hyrave qeveritare u siguruan nga mbledhja e tatimeve në produkte.

ASK-ja tregoi edhe ku u shpenzuan paratë qeveritare në tremujorin e dytë të 2017-ës.

“Te këto shpenzime, dominuan pagesat për kompensim të punëtorëve me 137.7 milionë euro apo 31 për qind, pastaj kontributet sociale dhe përfitimet me 106.5 milionë euro, formimi i kapitalit bruto me 100 milionë euro dhe kategoritë më shuma më të ulëta të shpenzimeve”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Megjithë rritjen e shpenzimeve në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti, shpenzimet qeveritare në kohën prill-qershor ishin më të ulëta se në tre muajt e fundit të] 2016-ës.

KALLXO.com ka shkruar edhe për publikimet e mëhershme të llogarive qeveritare.