Pal Lekaj, Deputet AAK

Lekaj u Shtron Pyetje për Haradinajn Thaçit e Mustafës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka nisur një letër të hapur për udhëheqësit e dy institucioneve me të rëndësishme të vendit- Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Mustafa.

Ai ka kërkuar të marrë më shumë informacione mbi çështjen e arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, duke pyetur krerët e shtetit nëse kanë kontaktuar me udhëheqësit francezë.

“Përveç disa deklarimeve (të dobëta, e për më tepër qesharake) në Facebook, a keni provuar të vendosni kontakte direkte më homologët e juaj francezë, Presidentin Fransua Hollande dhe Kryeministrin, Bernard Cazeneuve për t’ua spjeguar atyre situatën reale për rastin e ndalimit të z.Haradinaj, për t’iu treguar pse ekzistojnë ato fletarreste ende në INTERPOL”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas letrës së Lekajt, janë dy mundësi pse institucionet po heshtin për rastin e arrestimit të Haradinajt.

“Ju, ose jeni të paaftë të bëni atë çka është e nevojshme, siç veprojnë të gjithë udhëheqësit e shteteve demokratike, kur cenohet e drejta për të lëvizur për qytetarët e tyre, ose në një mënyre jeni pajtuar që ish-Kryeministri Ramush Haradinaj të vazhdojë të mbetet edhe me tutje në Francë, e të mos ketë mundësi të jetë në Kosovë”, ka vazhduar letrën e tij Lekaj.

Lekaj, letrën për Thaçin e Mustafën e ka përfunduar në këtë mënyrë.

“E dikur do të bëhet vonë, s’do të keni ”uji për të shuar shpërthimin”!”

Haradinaj është arrestuar në fillim të vitit nga autoritet franceze në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Ai tani është i liruar me kusht, por i duhet të qëndrojë në Francë që të paraqitet para organeve të drejtësisë.

http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/

Kuvendi i Kosovës kishte thirrur një seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të tij, por që nuk kishte arritur as ta miratoj një rezolutë.

http://kallxo.com/debati-per-ramush-haradinajn-degraduar-e-pa-nivel/