Pal Lekaj - Foto: KALLXO.com

Lekaj Tregon Emrat e Ministrave të AAK-së

Në kohën kur po qarkullojnë lajme se kush do të jenë ministrat e qeverisë së re,  Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës për rtv21.tv ka konfirmuar se ai do të jetë ministër i Infrastrukturës.

Lekaj ka treguar edhe emrin e ministrit tjetër nga kjo parti.

“AAK është përcaktuar, do jem unë në ministër i Infrastrukturës dhe Rrustem Berisha në Ministrinë e FSK-së”, ka thënë Lekaj për rtv21.tv.

Ndërsa nga PDK-ja është thënë se emrat e ministrave do të bëhen zyrtarisht të ditur së shpejti.

Ndërkohe  Ramush Haradinaj ka deklaruar se nesër do të prezantojë kabinetin e ri qeveritar.

Po ashtu nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Ramush Haradinaj për Kryeministër të Kosovës./21Media