Pal Lekaj - Foto: KALLXO.com

Lekaj: Rrugët të Kalueshme

Pal Lekaj në një postim në Facebook tregoi se rrugët e menaxhuara nga Ministria e Infrastrukturës janë të kalueshme në gjithë Kosovën.

Ministri Lekaj në postim bëri të ditur se erërat e fuqishme që frynë mbrëmë kanë bërë dëme, por nuk kanë shkaktuar bllokim të rrugëve.

Lekaj përmendi se përveç në Bogë të Rugovës ku, sipas tij kishte rrëshqitje të gurëve të cilët janë pastruar, rrugët tjera janë të kalueshme.

“Rrugët në gjithë zonat tjera që i mbikëqyrim ne si Ministri e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe nuk ka bllokada”, tha Lekaj.

Ministri tha se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajte të rrugëve, bashkë me stafi e ministrisë janënë gjendje gatishmërie për të përballuar edhe zhvillime të papritura.

“Kompanitë e kontraktuara, menaxherët rajonalë, por edhe i gjithë kabineti im janë në gatishmëri të plotë për t’i bërë ballë çdo situate, e cila mund të mos jetë e zakonshme”, shkroi Lekaj.

Një javë më parë kishte rrëshqitje dheu në Rugovë të Pejës dhe vështirësi qarkullimi në hyrje të Prishtinës.

http://kallxo.com/rreshqitje-dheu-ne-rugove-te-pejes/