Lekaj: Qeveria po i Numëron Dy Ditët e Fundit

Sipas Pal Lekajt, shefit të grupit parlamentar të AAK-së qeverisë aktuale i kanë mbetur edhe dy ditë.

“Kjo qeveri po i numëron dy ditët e fundit dhe të mërkurën do të bie me mocion qeveria dhe do të kthehemi te sovrani që është qytetari i Kosovës dhe do të bën qytetari me votën e tyre ndryshimin që e kanë pritur kahmot” tha Lekaj.

Lekaj tha se dërgimi për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend është tentim i Isa Mustafës për ta destabilizuar vendin.

“Ne me kohë kemi lajmëruar që është tentativë e fundit e Kryeministrit Isa Mustafa për ta proceduar demarkacionin dhe për ta destabilizuar vendin dhe për ta ruajtur karrigen e vet, prandaj ne kemi thënë me kohë që nuk do të kalojë demarkacioni” tha Lekaj.

Ai e fajësoi qeverinë që për këta tre vjet dëmtoi vendin.

“Kjo qeveri, këta numra kushtetues që i ka, 90 numra, 90 deputetë nuk kanë bërë koalicion për të mirën e vendit, por për ta dëmtuar vendin”, tha Lekaj.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së tha se nuk beson që ratifikimi i demarkacionit do të mbërrijë të shqyrtohet në kuvend, pasi tha se qeveria do të rrëzohet me mocion.

Qeveria e Kosovës në një komunikatë të saj njoftoi sot se të mërkurën do të mbahet seanca e mocionit të mosbesimit, e pastaj mbledhja e ekzekutivit për marrëveshjen e demarkacionit.

Mbledhja e qeverisë e paraparë sot u shty, ngase Isa Mustafa nuk shkoi në të pasi ndodhej në një takim me Kadri Veselin në prani edhe të ambasadorit Delawie.