Takimi i Ramush Haradinajt e Pal Lekajt | Foto: ZKM

Lekaj Kërkon Ulje të Taksës së Rrugës së Kombit

Ministri Pal Lekaj në mbledhjen e qeverisë kërkoi ulje të taksës së “Rrugës së Kombit”.

“Unë shfaqi shqetësimet e mia, sepse mendoj se tarifa është e lartë për qytetarët dhe bizneset tona”, tha Lekaj.

Ai tregoi se i ka shkruar letër homologut të tij shqiptar për të diskutuar rreth çmimit të taksës së autostradës

“Unë i kam shkruar letër homolougut tim, që nëse ka hapësirë të diskutohet ky çmim, sepse e dimë që në atë rrugë s’ka alternativë tjetër”, tha Lekaj.

Ministri kërkoi që çështja e taksës së autostradës të diskutohet mes dy qeverive.

“70 për qind e asaj rruge përdoret nga qytetarët e Republikës se Kosovës. Kërkoj që të diskutohet në mes të dy qeverive qe të ketë ulje të këtij çmimi”, tha Lekaj.

Taksa filloi të aplikohet nga dje, ndërsa automjetet duhet të paguajnë pesë euro për një drejtim.

Biznesmenët që bëjnë tregti me Shqipërinë protestuan dje, pasi për ta taksa ka vlerën 22 euro.