Foto: Facebook

Lekaj Flet për Rrugët me Komandantin e KFOR-it

Ministri Pal Lekaj është takuar me komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci, ndërsa ka njoftuar se është diskutuar për rrugët e dëmtuara.

“Ndër temat e diskutuara ishte edhe gjendja e rrugëve të cilat janë dëmtuar si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve atmosferike të ditëve të fundit”, shkroi Lekaj në facebook.

Ai më tutje tregoi gatishmërinë e komandantit të KFOR-it për të ndihmuar sanmin e këtyre rrugëve.

“Komandanti Cuoci tregoi gatishmërinë e KFOR-it për t’ju dalë në ndihmë institucioneve dhe qytetarëve tonë në mënyrë që të sanohen këto dëme sa më shpejt që të jetë e mundur”, vijoi Lekaj postimin e tij.

Lekaj tregoi se me Coucin biseduan edhe për hapësirën e lartë dhe të ulët ajrore.

“Gjithashtu biseduam edhe për hapësirën e lartë dhe të ulët ajrore të aviacionit civil në Kosovë, ku kërkova nga komandanti i KFOR-it mbështetje për normalizimin e kësaj hapësirë, ashtu që qytetarët të mund të përfitojnë të drejtën e udhëtimit me çmime më të lira”, shkroi Lekaj.