Takimi i Lekës II me Ramush haradinajn | Foto: KALLXO.com

Leka II: Ndihem Mirë në Kosovë

Pas takimit me kreun e AAK-së dhe kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj, princi Leka II tha se gjithmonë ndihet mirë në Kosovë.

“Gjithmonë ndihem mirë në Kosovë, e familja mretnore ka qenë e afërt me Kosovën. Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, tha Leka II.

Ai e uroi Haradinajn për lirimin pas arrestimit në Francë në janar të këtij viti.

“Më vjen mirë që keni kalu problemet në Francë e i jeni kthy popullit të Kosovës”, tha Leka II.

Ramush Haradinaj e konsideroi kënaqësi takimin e shqiptarëve mes vete.

“Kënaqësi kur takohen shqiptarët mes veti. Kënaqësi që e kemi lartmadhërinë e tij sot këtu. Institucioni i Mbretnisë na bën më të fuqishëm në trojet tona”, tha Haradinaj.