Gjyqtarja kroate, Senija Lediç, mban ligjëratë rreth të drejtës në trashëgimi - Foto: KALLXO.com

Lediç: Edhe në Kroaci Sfidë Ndarja e Pasurisë së Trashëguar

Kështu ka deklaruar gjyqtarja nga Kroacia, Senija Lediç, në një ligjëratë të saj të mbajtur në Prishtinë, transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”.

Lediç ka treguar se edhe në shtetin kroat, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, hasin në vështirësi në zgjidhjen e trashëgimisë.

Ajo ka treguar se përkundër faktit se Ligji për trashëgiminë garanton barazi në mes të meshkujve dhe femrave, në praktikë kanë vështirësi.

Në ligjëratën e saj me temën “Gratë dhe trashëgimia”, gjyqtarja Lediç ka deklaruar se në Republikën e Kroacisë e drejta në trashëgimi është një prej të drejtave themelore të njeriut, e cila garantohet edhe me Kushtetutë.

“Në Republikën e Kroacisë kjo e drejtë rregullohet edhe me Ligjin për trashëgimi. Ky Ligj është miratuar në vitin 2003, me disa amendamente të cilat nuk janë bërë shpesh, me fjalë të tjera Ligji mbi trashëgiminë në Republikën e Kroacisë është ligji që është ndryshuar më së paku, i cili është marrë nga shteti i mëhershëm i Jugosllavisë, i miratuar në vitin 1971”, ka deklaruar ajo.

Deklaratën e plotë gjyqtares kroate mund ta ndiqni në emisionin “Drejtësia në Kosovë“, në linkun e mëposhtëm.

KALLXO.com ka shkruar për disa raste ku gratë kosovare po e kërkojnë trashëgiminë me anë të proceseve gjyqësore.

http://kallxo.com/zyrafete-huskaj-fiton-ne-gjyq-gjysmen-e-shtepise/

http://kallxo.com/shyhrete-berisha-rrefen-si-u-ndalua-te-hyje-ne-shtepi-nga-kunati-e-vjehrra/