Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK: Qeveria e pakicës nuk mund të dialogojë për çështje të interesit nacional

Edhe LDK ka reaguar në lidhje me platformën ku kërkohet unitet politik nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në reagimin e LDK-së thuhet se nuk do të lejojmë që njerëz të papërgjegjshëm, të etur vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, të dialogojnë në emër të Kosovës.

“Një gjë është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të dialogojë për çështje të interesit nacional. Nuk do të lejojmë që njerëz të papërgjegjshëm, të etur vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, të dialogojnë në emër të Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se, platforma nuk definon asgjë, siç janë temat për diskutim lidhur me të pagjeturit, kompensimi i dëmeve, kthimi i pensioneve etj.

“Dialogu i lihet në dorë presidentit, i cili duhet të sigurojë unitetin politik. Kjo reflekton pafuqinë e koalicionit qeverisës të pakicës për të udhëhequr proceset madhore të vendit”, përfundon reagimi i LDK-së./21Media