Avdullah Hoti | Foto: KALLXO.com

LDK Mirëpret Gatishmërinë për ta Pranuar Propozimin e Saj për Demarkacionin

Avdullah Hoti ka përshëndetur në facebook gatishmërinë e partive tjera që ta pranojnë propozimin e LDK-së për marrëveshjen e demarkacionit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi”, shkroi Hoti.

Kjo gatishmëri, sipas Hotit, e hap rrugën e ratifikimit dhe liberalizimit të vizave.

“Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit”, shkroi më tutje Hoti.

LDK-ja është duke kërkuar që raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit të jetë vetëm informues dhe të hiqet nga projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

LDK-ja ftoi edhe Vetëvendosjen që të bashkohet për ratifikim.

“LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në postimin e Avdulah Hotit.

Kadri Veseli njoftoi sot se është arritur marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit.

Seanca e demarkacionit është caktuar të mërkurën,