LDK Mbledh 40 Nënshkrime për Hetim të Shpenzimeve të Presidencës dhe Qeverisë

Grupi Parlamentar i LDK-së ka proceduar kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor i cili do të hetojë shpenzimet pa bazë ligjore për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra për Informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“ Kohë më parë mediat e shkruara dhe elektronike në vend raportuan lidhur me shuma të mëdha parash publike të shpenzuar për gjoja aktivitetet lobuese. Për më tepër letra e publikuar e z. Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Për themelimin e këtij Komisioni hetimor, LDK-ja ka njoftuar se janë mbledhur 40 nënshkrime, në mesin e tyre edhe deputetja Mimoza Kusari- Lila, nga subjekti politik Alternativa e që është në koalicion me LDK-në.

“Me iniciativën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa për themelim të Komisionit hetimor në lidhje me fondet e ndara nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për lobim “, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas këtij subjekti politik, ky Komision do të hetojë të gjitha mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot.

17 Prill 2018 - 12:01

Qëndresë Mustafa 17/04/2018 - 12:01
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend