LDK ‘Konteston’ Fitoren e Gani Dreshajt në Istog

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha sonte se pret që numërimi i votave me kusht ta vendosë kush i ka fituar zgjedhjet në Istog.

Në komentin e parë pas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, Mustafa i cili po qëndron në Istog, tha se duhet të pritet numërimi i të gjitha fletëvotimeve.

“Mua nuk më takon me dhonë komente, rezultati i barabartë, mbetet me u numëru votat me kusht. Mbetet që pasi të mbarojë procesi, të dihet fituesi”, Isa Mustafa.

Ndërsa anëtari i kryesisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se ka gabime teknike në proces.

“Ka gabime teknike po Haki Rugova është përpara”, tha Zemaj.

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Istogut, Gani Dreshaj, rezulton fitues i zgjedhjeve të sotme në këtë komunë në bazë të rezultatit preliminar të shpallur nga KQZ.

Ai e ka mposhtur Haki Rugovën e LDK-së me një diferencë të ngushtë prej vetëm 52 votash.

Në bazë të të të gjitha kutive të votimit të numëruara, Dreshaj ka marrë 10,241 vota ndërsa haki Rugova 10,189 vota.

Deri më tani, që nga viti 2000, Istogu ka qenë i qeverisur nga LDK.