Ismet Beqiri

LDK Kërkon të Respektohen Vendimet e Gjykatave

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha sot se sado e ndjeshme të jetë çështja, Kuvendi nuk duhet të ndërhyjë në vendime të gjykatave.

Komentet e Beqirit u bënë në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend të thirrur për debat pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e vërteton dënimin ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Debati është iniciuar nga partneri i LDK-së në koalicionin qeveritar, PDK.

“Ne jemi të vetëdijshëm që si shtet po ndërtojmë institucione te pavarura sado që është e ndjeshme. Duhet t’i tejkalojmë me qetësi e largpamësi. Organet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura në punën që e bëjnë, dhe të reflekton kjo pavarësi vendime te drejta”, tha Beqiri.

Ndaj debatit të sotëm ka reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

http://kallxo.com/kerkon-nga-deputetet-te-mos-kontestojne-vendimet-e-gjykatave/