LDK-ja Shpall Fitoren në 5 Komuna, në 10 Garon në Balotazh

LDK ka shpallur fitore në këto zgjedhje. Zëdhënësi i këtij subjekti politik Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK është në garë në 15 komuna, kurse pesë prej tyre i ka fituar pa balotazh.

“Pa balotazh dhe të fituar kryetar të ardhshëm janë në Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë dhe në Viti”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij LDK është e vetmja parti që i fiton pesë komuna pa balotazh. Abdixhiku ka treguar se në balotazh janë në 10 komuna të tjera, si në Gjilan, Istog, Kamenicë, Dragash, Obiliq, Prishtinë, Suharekë, Ferizaj dhe në Vushtrri.

Lidhur me këto rezultate Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se është e rëndësishme që kanë fituar në një numër të madh të komunave. Ai është zotuar se si parti do të dalin të parët edhe me vota për kryetarë edhe për asmableistë.

Ndërsa kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar atë. “Mund të ju garantoj se shumë shpejt do të jem kryetar i Prishtinës”, është zotuar  Abrashi. /21Media