Foto: Facebook

LDK-ja me Koalicionin e Tretë, AKR-në

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë në ambientet e shtëpisë luksoze të të parit të AKR-së.

Pacolli tha se një koalicion si ky mes AKR-së dhe LDK-së, do të sjellë rezultate të mira sa i përket planeve të qeverisjes.

“Nga sot LDK dhe AKR janë së bashku, do të garojmë në këto zgjedhje me një koalicion të përbashkët dhe jam i bindur se fitorja është me ne, ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe më këtë fiton e mira në Kosovë do të parandalohet e keqja. Kosova definitivisht do të ndryshojë, Kosova do të ndryshoj dhe do të eci me një shpejtësi të përshpejtuar drejt një perspektive euroatlantike, drejt perspektivës të dinjitetshme, drejt perspektivës së dinjitetshme për rininë e vet. Së bashku me LDK do të arrijmë të implementojmë qind për qind programin tonë”, tha Pacolli.

Mustafa tha se koalicioni me AKR-në është në interes të qytetarëve.

“Arsyeja themelore pse sot kemi zgjedhë një koalicion parazgjedhor është në interes të qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës duhet të japin vlerën përkrah këtë koalicion dhe duhet të na përkrahin në zgjedhje që plani ynë qeverisës, ta merr rrugën e vet në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Pak më parë LDK-ja zyrtarizoi edhe dy marrëveshje koalicioni me dy parti të tjera Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.