Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK Garojmë të Vetëm në Prishtinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se kjo parti po beson se është në rrugë të mbarë për ta marr qeverisjen në Prishtinë.

“Janë dy arsye, ne mendojmë që qeverisja aktuale nuk ka bërë punë të mira për Prishtinën që ta konfirmojë edhe njëherë fitoren. Dhe e dyta mendojmë që kemi një ofertë dhe kandidat jashtëzakonisht serioz që mund të fitojë në zgjedhje”, tha Selmanaj, shkruan rtv21.tv Këto komente Selmanaj i bëri në emisionin “Click” të RTV21. Duke krahasuar rezultatet me zgjedhjet e vitit 2013, ai thotë se ky rezultat është lehtë të përmbyset. “Ne nuk kemi plan aktualisht si PDK, Këshilli i Përgjithshëm shpejt do të mblidhet dhe të vendosen orientime strategjike. S’kemi në plan aktualisht të hymë në koalicion për Prishtinë, sepse po besojmë që më mirë është koalicioni me qytetarët”, përfundoi Selmanaj.