Marrëveshja mes LDK-së e VV-së për koalicion në Vushtrri

LDK e VV Bëjnë Koalicion në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kandidati për kryetar Komune nga LDK, Xhafer Tahiri, tha se shpreson se kjo marrëveshje të shërbejë si shembull për komunat e tjera.

“Dua që kjo marrveshje të shërbejë si shembull për të gjitha komunat në mënyrë që të kemi ndryshim rrënjësor në qeversije”, tha Tahiri.

Ndërsa ish-kandidati për kryetar Komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen këtij bashkimi.

“Vushtrria ka nevojë të domosdoshme për ndryshim kualitativ,të cilin do t’ua ofrojmë qytetarëve me bashkimin e programeve tona”, tha Muzaqi.

LDK në Vushtrri javën e kaluar ka nënshkruar marrëveshje koalicioni edhe me Aleancën Kosova e Re.

http://kallxo.com/ldk-e-akr-bashke-per-balotazhin-e-vushtrrise/

Në Vushtrri, sipas rezultateve të KQZ-së, Xhafer Tahiri i LDK-së është në balotazh me Ferit Idrizin, kandidatin e PDK-së për kryetar.

Në zgjedhjet e 22 tetorit Tahiri fitoi 7842 vota, ose 25,64 për qind të votave.

Ferit Idrizi, kundërkandidati i Tahirit, fitoi 10,184 vota, ose 33,29 për qind.

I treti në zgjedhjet lokale në Vushtrri u rendit Besim Muzaqi i Vetëvendosjes që fitoi 7679 vota, ose 25,10 për qind.