Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

LDK e Shqetësuar për Shpenzimet e Rezervave Shtetërore

Lumir Abdixhiku, deputeti i LDK-së foli sot për shpenzimin e rezervave shtetërore

“Qindra mijëra euro jepen në vazhdimësi në mënyrë arbitrare. Herë për rrymën në veri e herë për gjëra tjera. Qeveria kishte kërkuar 950 mijë euro për 550 vjetorin e Skënderbeut”, tha Abdixhiku.

Ai konstatoi se ka nevoja tjera

“Spitalet janë ende pa barna pa penj është jashta çdo konsiderate për gjendjen e rëndë ekonomike në vend. Por kërkesa e tillë shpërfaqi gjendjen alarmante të rezervës së shtetit vetëm në dy muaj ekzekutiv”, tha Abdixhiku.

Ai tregoi se grupi parlamentar i LDK-së është i shqetësuar për shpenzimet në mënyrë kaotike të rezervave shtetërore, duke thënë se do të kërkojë përgjegjësi për këto shpenzime.

Shpenzimin e rezervave e kishte deklaruar edhe ministri Bedri Hamza.