Foto: LDK

LDK-AKR ia Mbyllin Derën PDK-së

Një ditë pas zgjedhjeve të cilat e nxorën këtë koalicion të tretin në renditjen e subjekteve politike, kreu i LDK-së Isa Mustafa bashkë me një pjesë të kryesisë së partisë është takuar me drejtuesin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe lideren e Alternativës, Mimoza Kusari.

“Koalicioni përsërit qëndrimin e palëkundur se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie, në të cilën është edhe PDK-ja”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e LDK-së.

Tutje, koalicioni thotë se janë në pritje të certifikimit të rezultateve nga e KQZ-së për të parë rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi theksojnë se koalicioni është unik në të gjitha qëndrimet. Koalicioni është pajtuar që kryetari i LDK-së ta përfaqësojë këtë koalicion”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Nga rezultatet preliminare, koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka dal partia e tretë, pas koalicioni PDK-AAK-Nisma që ka dal e para dhe Vetëvendosjes që ka dal e dyta.