Zona e pastruar nga mbeturinat - Foto: KALLXO.com

Largohen mbi 15 Kamionë Mbeturina

Let’s Do It Kosova ka organizuar sot aksion pastrimi në fshatin Lubovë të Istogut, ku janë larguar më shumë se 15 kamionë me mbeturina.

Këtë aksion Let’s Do It Kosova, e ka marrë në bashkëpunim me Komunën e Istogut.

Drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj tha se nuk do të ndalen deri të pastrojnë të gjithë atë zonë, derisa, ka falënderuar banorët e këtij fshati që i janë përgjigjur thirrjes së tyre që të dalin dhe të pastrojnë.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj e ka vlerësuar lart punën e Let’s Do It Kosova që ka bërë në pastrimin e deponive në këtë fshat.

Ai ka thënë se edhe si komunë nuk do të ndalen deri sa të krijojnë një ambient të pastër për qytetarët e tyre.

Elvis Ademaj, banor i këtij fshati që vullnetarisht ka dal për të pastruar thotë se duhet një vetëdijesim më i madh i banorëve për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.

http://kallxo.com/aksionit-te-pastrimit-bashkohet-edhe-kryetari-komunes/

Organizata mjedisore “Let’s do it Kosova” gjatë gjithë vitit ka organizuar aksione pastrimi në gjithë Kosovën, ku kanë arritur të largojnë mijëra deponi të mbeturinave. /21Media